Tirana rihap garën për titull kampion

Sporte të tjera | 5 vite më parë

Tirana në volejboll për femra i ka rritur shpresat vetes për të qenë edhe ajo kampione në fund të sezonit 2021-2022. Ka ndodhur kështu, sepse të dielën pasdite, në sallën olimpike “Feti Borova”, skuadra e Amarilda Prengës ka fituar 3-0 ndaj Skënderbeut. Një ndeshje e dominuar nga vajzat bardheblu, të cilat setin e parë e kanë marrë në shifrat 25-18. Dhe të dytin e kanë dominuar vajzat e Tiranës, që kanë fituar 25-20. Në të tretin u është dashur më shumë punë, ndërsa e kanë fituar në pikët shtesë, 26-24. Për trajneres e Tiranës, Amarilda Prenga, është mirë që skuadra reagon dhe e bën gjithçka të vështirë për kundërshtarin kur vjen puna për titullin kampion.

Edhe për drejtoreshën e klubit shumësportësh Tirana, Deborah Keçi, vajzat bardheblu i kanë të gjitha shanset që të përsërisin suksesin e djemve, të cilët të shtunën u shpallën kampion pas 28 vitesh mungesë.

Sigurisht që trajnerit të Skënderbeut, Pandush Kapedani, nuk i tingëllon mirë kjo humbje. Por shanset janë që vajzat korçare të reagojnë që këtë të mërkurë në ndeshjen e tretë, e cila do të zhvillohet në Pallatin e Sportit “Tamara Nikolla” në Korçë në ora 19:00.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme