Tirana rikthehet në Kupat e Europës

Tirana në volejboll për meshkuj do të jetë përfaqësuesja e vetme e rrjetës shqiptare në Kupat e Europës. Skuadra e drejtuar nga Arben Sako dhe Agim Reka, e cila përgjatë sezonin 2021-2022 ishte jo vetëm Kampione e Shqipërisë, por dhe fituese e Kupës së Shqipërsë dhe Ligës “Gjergj Kastrioti”, pa harruar Kupën e Pavarësisë, apo dhe Kupën e Federatës Shqiptare të Volejbollit, do të marrë pjesë në Challenge Cup.
Rikthehet kështu Tirana në arenën ndërkombëtare pas gati 25 vitesh, kurse Shqipëria me klubet pas dy vitesh. Për herë të fundit ishte Erzeni në CEV Cup dhe Challenge Cup më 2020, që asokohe drejtohej nga trajneri i Tiranës sot, Arben Sako. Afati i fundit i aplikimeve, kundrejt garancisë financiare prej 7000 eurosh, ishte më 6 qershor.
Dhe kësaj thirrje i është përgjigjur vetëm Tirana e djemve, kurse shorti hidhet më 28 qershor në Luksemburg. Kështu volejbolli shqiptar, të paktën Tirana për meshkuj, rrit numrin e ndeshjes. Sepse përveç Challenge Cup në Europë do të jetë Kupa e Federatës Shqiptare të Volejbollit, kampionati, Kupa e Pavarësisë, Liga “Gjergj Kastrioti”, që pritet të ketë një shtrirje më të gjerë, si dhe Kupa e Shqipërisë. Tirana pritet të japi vlerat e saj më të mira si një kampione e denjë e volejbollit shqiptar.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




