Tirana rrëmben derbin e koshit

Basketboll | 5 vite më parë

Tirana jo vetëm që e ka fituar derbin me Partizanin në basketboll për meshkuj, i cili ka ardhur drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar, por dhe e ka dominuar ndeshjen nga fillimi deri në fund. Një ndeshje në të cilën është vërë re të paktën arma e fortë e të dy skuadrave gjuajtja për tre pikë. Aq sa perioda e parë është si një garë mes të dy skuadrave në këtë drejtim, e cila ndahet vetëm me një pikë diferencë për Tiranën, 22-23.

Duket sikur Partizani luajti vetëm dhjetë minuta, sepse Tirana më pas nuk lëshoi asgjë më. 29-15 perioda e dytë për bardheblutë e Erkand Karajit, që në pushim kanë kryesuar 52-37. Partizani mundohet të rivalizojë dhe duke fituar periodën e tretë 17-16 ngushton në 54-68. 14-16 perioda e katërt për Tiranën dhe në përfundim 68-84 për bardheblutë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme