Tirana, starti me humbje në Ligën Unike

Basketboll | 5 vite më parë

Liga Unike Shqipëri – Kosovë tanimë ka ngritur siparin edhe në basketbollin e femrave. Në këtë edicion të parë marrin pjesë gjashtë ekipe, tre nga Shqipëria dhe tre nga Kosova. Dhe kamerat e Radio Televizionit Shqiptar kanë qenë të pranishme në sallën kryesore të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, ndërsa Tirana e Mirza Alibegajt ka patur përballë Prishtinën. Në përfundim një humbje prej 40 pikësh për skuadrën bardheblu, që konfirmon jo vetëm diferencat e mëdha me skuadrat kosovare, por dhe gjendjen e vështirë ku ndodhet aktualisht basketbolli i femrave.

Prishtina, edhe duke u mbështetur tek Mekbejk e Robertson, arrin të fitojë periodën e parë 30-20. E vazhdon në të njëjtin ritëm këtë nivel loje dhe në periodën e dytë. 21-8 dhe në pushim Prishtina ka kryesuar 51-28. Nuk toleron për asnjë çast edhe në periodën e tretë, të cilën e ka fituar 24-16 dhe ka thelluar në 75-44.

E fundit është dhe për lojtaret e stolit të të dy skuadrave, ndërsa bie në sy dhe aktivizimi i Enxhi Xhanajt me Prishtinën, që rikthehet pas një mungese të gjatë në parket, kjo për shkak të dëmtimit. 22-13 dhe në përfundim 97-57 për Prishtinën. Java e parë e Ligës Unike në basketboll për femra do të mbyllet të enjten, ndërsa Flamurtari në ora 17:00 do të presë në Vlorë, Penzën e Pejës.

 

 

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme