Tiranë/ “Momenti” godet dy të rinjtë, kapen në flagrancë gjatë shitblerjes së drogës
Goditet një rast i shitblerjes së drogave të forta në kryeqytet. Në kuadër të operacionit të koduar “Momenti”, policia ka arrestuar në flagrancë 2 të rinj gjatë momentit të shitblerjes së drogës.
Një prej të arrestuarve, 19-vjeçari D. Sh u kap në flagrancë në rrugën “Egnatia”, duke i dorëzuar 26-vjeçarit D. F., një çantë me 211 gramë lëndë të dyshuar narkotike Kokainë. Më tej, nga kontrolli i banesës i 19-vjeçarit, u sekuestruan 41 gramë të tjerë të kësaj lënde. Ndërkaq policia sekuestroi dhe 252 gramë lëndë narkotike Kokainë, 1 automjet tip “BMW” dhe 3 celularë.
Njoftimi i plotë:
Tiranë/Finalizohet si rezultat i punës operative, operacioni antidrogë, i koduar “Momenti”. Goditet në flagrancë, një rast i shitblerjes së drogave të forta.
Arrestohen në rrugën “Egnatia”, të dy shtetasit e përfshirë në këtë rast. Sekuestrohen 252 gramë lëndë narkotike Kokainë, 1 automjet tip “BMW” dhe 3 celularë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i administrimit të shpejtë të një informacioni të siguruar në rrugë operative, për përfshirjen e 2 shtetasve në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, finalizuan operacionin e koduar “Momenti”, gjatë të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit D. Sh., 19 vjeç dhe D. F., 26 vjeç.
19-vjeçari u kap në flagrancë në rrugën “Egnatia”, duke i dorëzuar 26-vjeçarit, një çantë me 211 gramë lëndë të dyshuar narkotike Kokainë. Më tej, nga kontrolli i banesës i 19-vjeçarit, u sekuestruan 41 gramë të tjerë të kësaj lënde.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



