Tjetër flotë amerikane drejt Iranit – Trump: Po e monitorojmë situatën nga afër, Irani duhet të mendohet mirë

Amerikë | 8 muaj më parë

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi nisjen e një tjetër flote luftarake drejt Iranit dhe shprehu shpresën se Teherani do të arrijë një marrëveshje me Ëashingtonin. Një ditë më parë, në Lindjen e Mesme, arriti një flotë të udhëhequr nga aeroplanmbajtësja USS Abraham Lincoln.

Trump tha se situata po monitorohet nga afër dhe theksoi se Iranit i duhet të flasë për të gjetur zgjidhje. Ai shtoi se aeroplanmbajtësja dhe anijet shoqëruese po forcojnë sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

Nga ana e tij, Teherani paralajmëroi për një “përgjigje gjithëpërfshirëse” ndaj çdo akti agresioni dhe tha se kapacitetet mbrojtëse të vendit janë të forta. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Esmail Baghaei, theksoi se “Teherani beson në kapacitetet e tij mbrojtëse”.

Duke iu referuar aeroplanmbajtëses amerikane, Baghaei shtoi se “mbërritja e një anijeje të tillë luftarake nuk do të ndikojë në vendosmërinë dhe seriozitetin e Iranit për të mbrojtur kombin iranian”.

Ndërkohë, princ Mohammed bin Salman i Arabisë Saudite foli me presidentin iranian Masoud Pezeshkian dhe siguroi se hapësira saudite nuk do të përdoret për sulme kundër Iranit. Protestat e nisura në fund të dhjetorit sipas mediave të huaja është në disa mijëra, por numri i tyre i sakte nuk dihet ende pasi Teherani ka bllokuar internetin në të gjithë vendin, në përpjekje për të shkuar demonstratat.

Gazetar: A. Mata

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme