“Tmerr! Ne thjesht duhej të iknim”, familjet libaneze largohen nga shtëpitë pas bombardimeve izraelite

Botë | 2 vite më parë

Bombardimet izraelite në jug të Libanit ka bërë që me mijëra banorë të largohen nga vendbanimet e tyre për t’u shpëtuar shpërthimeve. Familjet nga Libani i Jugut bllokuan autostradat duke ikur nga banesat për t’iu shpëtuar bombardime izraelite.

Makina, furgona dhe kamionçina të panumërta ishin të ngarkuara me sende dhe të mbushura plot me njerëz, ndërsa bombat vijonin të binin nga qielli.

“Kur sulmet ndodhën në mëngjes teksa ishim në shtëpi, unë mora të gjitha gjërat e rëndësishme dhe dolëm jashtë. Ishte e tmerrshme,” tha një banor zona e të cilit u godit rëndë në breshëritë e bombave izraelite.

Izraeli dhe grupi i Hezbollahut kanë shkëmbyer zjarrin përtej kufirit që nga fillimi i luftës në Gaza, por më 23 shtator bombardimet u përshkallëzuan në jug të Libanit, ku Izraeli goditi disa zona të banuara ku dyshohet se Hezbollahu magazinon armët.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme