Toka e frutave në Gjirokastër, Ish-agronomi kultivon 12 lloje pemësh frutore

Foto Zëra ka mbi 50 vite të jetës së tij që ia ka përkushtuar bujqësisë dhe në veçanti pemëtarisë. Çdo ditë ky 71 vjeçar i drejtohet tokave të tij në Topullaraj të Gjirokastrës ku ka kultivuar rreth 12 lloje të ndryshme pemë frutore. Sipas tij muaji tetor është vendimtarë në prodhimtarin e vitit që vjen, çdo pemë do kujdes të madh.
“Prej 50 vitesh kam mbjell që nga qershia e deri tek hurma”, u shpreh fermeri Foto Zëri.
Kjo është një traditë familjarëve që Foto e ka ndjekur deri në ditët e sotme. Nevojat e mbështetjes së fermerëve me anë të subvencioneve janë të mëdha, për këtë fakt fermeri drejton një apel.
“Ligji që kanë nxjerrë Ministria e Bujqësisë për dhënien e subvencioneve është e padrejtë”, u shpreh ai.
Foto Zëra investon kohën dhe energjinë e tij në rreth 7 dynym tokë ku përveç kënaqësisë që merr nga prodhimet e shumta ka ditur më së miri i menaxhoj resurset natyrore duke promovuar kështu edhe zhvillim të qëndrueshëm.
Gazetare: L. Koçiu
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




