Toka të papunuara në qarkun Shkodër, specialistët e bujqësisë të shqetësuar për mungesën e krahut të punës

Ekonomi | 9 muaj më parë

Sipërfaqet e mbjella në qarkun e Shkodrës nuk janë në nivelin e duhur, pasi një pjesë e konsiderueshme e tokave bujqësore mbeten të pashfrytëzuara. Kjo situatë vjen kryesisht si pasojë e mungesës së fuqisë punëtore, ndërsa fermerët aktivë janë kryesisht të moshave të treta dhe zotërojnë sipërfaqe të kufizuara toke. Këtë problematikë e bën të ditur specialisti i Drejtorisë së Bujqësisë në Shkodër, Sherif Brahaj.

Kujtim Garubi një prej fermerëvë të Kosmaçit tregon se “pjesa më e madhe e  rinisë së fshatit pothuajse është larguar ndaj të moshuarit e kanë të pamundur që ti kushtohen bujqësisë”.

Qarku i Shkodrës njihet si një nga qarqet me potencial dhe prodhim të lartë bujqësor në vend. Tokat pjellore, klima e favorshme dhe burimet e pasura ujore krijojnë kushte ideale për kultivimin e kulturave të ndryshme bujqësore, veçanërisht perimeve, frutave dhe foragjereve.

Gazetar: M. Rakaj  

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme