Tottenham, Mourinho: Tri pikë të rëndësishme me Leeds

Një 3-0 i pastër për Tottenham të Jose Mourinho, që mundi Leeds në ndeshjen e drekës në Premier League, duke bërë kështu një nisje në mënyrën më të mirë të mundshme për vitin 2021. “Kemi zhvilluar një ndeshje të mirë, nuk ka dyshime për këtë, por jo të shkëlqyer – ka theksuar trajneri portugez pas sfidës, – Lojtarët e mi e kuptuar mirë se si të qëndrojnë në fushë dhe ku të godasin një skuadër si Leeds, që pranon diçka në fazën mbrojtëse. Ishin tri pikë mjaft të rëndësishme”.
“Ne i kishim studiuar gjatë stërvitjes lëvizjet e mbrojtësve të Leeds dhe dy ditë më parë praktikuam skemën që u pa dhe në momentin e shënimit të golit të dytë. Kur Kane u hap në të djathtë, isha i bindur që goli do të vinte, sepse e kishim praktikuar gjatë javës në stërvitje. Gjatë sfidës së sotme, ekipi e kishte gjithçka nën kontroll. Ramë disi në mesin e pjesës së dytë, prandaj bëra dhe ndërhyrjet”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




