Tottenham, natë makthi për Emerson Royal: grabitje me të shtëna

Sporte të tjera | 4 vite më parë

Mbrojtësi i Tottenham Emerson Royal doli i padëmtuar nga një grabitje dhe shkëmbim zjarri në Brazil në orët e para të mëngjesit të së premtes. Sipas O Liberal, mbrojtësi brazilian 23-vjeçar sapo kishte dalë nga një klub nate në vendlindjen e tij në Sao Paulo rreth orës 3 të mëngjesit dhe po bënte foto me një oficer policie jashtë detyrës kur një individ i drejtoi armën dhe urdhëroi të dorëzojë sendet e tij personale.

Sipas një rindërtimi fillestar të ngjarjes, oficeri ka hapur zjarr ndaj hajdutit, me Royal i cili arriti të shpëtonte i padëmtuar. Në drejtim të grabitësit janë realizuar 29 të shtëna, njëra prej të cilave e goditi në shpinë. Sipas portalit UOL, grabitësi është dërguar në një spital aty pranë dhe është operuar mëngjesin e së premtes për të hequr plumbin. Futbollisti ka mundur të shkojë në komisariatin lokal me babanë dhe menaxherin për të denoncuar.

Royal kishte dalë për të festuar me familjen dhe miqtë e tij në klubin e natës Neë Trips, i vendosur në Paulista Avenue, në qendër të qytetit São Paulo. Për të treguar ngjarjen ka menduar babai i futbollistit. “Isha duke festuar dhe teksa po largohesha, ndodhi e gjithë kjo, ishte shumë keq – tha ai për Globo Esporte – Një skenë vërtet tmerri. Nuk ia uroj askujt”.

Më pas dinamika e fakteve: “Ai shkoi, si zakonisht, me Royal në makinë dhe kur kuptoi se ishte një grabitje dhe se krimineli po i drejtonte armën Emerson, në momentin kur krimineli u shpërqendrua, polici filloi të shkëmbejë të shtëna me të. Ishin rreth pesë-gjashtë veta. Të gjithë ikën duke u shmangur, se nuk e dinin nga vinin të shtënat”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme