Tradita e qethjes së deleve – Në familjen Proko, ky ritual është e trashëguar ndër breza

Sipas një tradite të vjetër, të trashëguar ndër breza, barinjtë bëjnë qethjen tradicionale të verës të kopeve të dhenve në kullotat e qarkut të Gjirokastrës .Të përqendruar në punë dhe të përkushtuar tek ritmi i gërshërës ata qethin me mjeshtëri delet dhe qengjat . Rituali i vjetër sipas tyre është i trashëguar dhe i lehtëson delet gjatë stinës së nxehtë .
“Në stane të mëdha përdoret makina por ne zakonisht i kemi qethur me gërshërë. Bëhemi grup dhe i qethim të gjitha kopetë, leshi nuk ka vlerë fare e hedhim poshtë sepse s’ka përpunim”, tha Fejzo Proko , blegtor.
Blegtori Proko shprehet se është brezi i tretë nga familja e tij që po e vazhdon këtë traditë madje e ka përcjellë edhe tek fëmijët .
“Unë jam brezi i tretë dhe do tua lë dhe fëmijëve”, tha Fejzo Proko , blegtor.
Sektori i blegtorisë prej vitesh është duke u tkurrur ndërsa sipas specialistëve të kësaj fushe qarku i Gjirokastrës është një prej zonave të favorshme për zhvillimin e saj edhe për kullotat e pasura dhe veçantinë e tyre .
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




