Traditat e dasmës Hasjane, në pallatin e kulturës në Has u rikthye dasma tradicionale
Në dasmën e fundit hasjane që u interpretua nga të rinjtë e Hasit dhe jo vetëm në pallatin e kulturës “Pjetër Bogdani”, etnografja e njohur Afërdita Onuzi tha se kjo dasmë ishte e kuruar deri në detaje, veçanërisht sa i përket kostumeve popullore, të cilat ishin të ruajtura me përpikëri dhe të veshura me krenari nga pjesëmarrësit.
“Veshjet ishin tepër korrekt dhe është veshja ajo që të çon në krahinë, më pas të gjitha ritualet e vogla që përbëjnë ceremonialin në tërësi”, u shpreh etnografja.
Ndërkohë, shprehet se etnografët shpesh kanë shqetësime për fatin e kësaj tradite, sidomos për shkak të ndërhyrjeve të paqëlluara në veshje apo mënyrën e interpretimit të valleve, të cilat në disa raste e denatyrojnë origjinalitetin e tyre.
“Etnografët tremben për fatin e traditave, se si do të vijoj të përcillet. E them këtë duke parë që kanë denatyruar kërcimet apo veshjet të cilat janë të pafalshme. Sot mora optimizëm dhe kënaqësi”, tha ajo.
Dasmat tradicionale si kjo në Has mbeten dëshmi e gjallë e trashëgimisë shpirtërore që meriton të ruhet dhe të vazhdojë brez pas brezi.
Gazetare: Irda Bajraktari
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




