”Trafikimi në sytë e fëmijëve” – Ekspozitë sensibilizuese kundër trafikimit të qenieve njerëzore

Trafikimi i qenieve njerëzore, u prezantua përmes fotove të realizuara nga fëmijët në Lezhë, në ekspozitën sensibilizuese të titulluar “Trafikimi në sytë e fëmijeve”.
Përfaqësues të institucioneve, organizatave, nxënës shkollash dhanë mesazhet e tyre ndërgjegjësuese në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore.
“U jam shumë mirënjohëse të gjithë këtyre fëmijëve që u bënë agjent social dhe ishin shumë të gatshëm që gjatë të gjithë kohës të punojnë me psikologet tona dhe punonjëset sociale”, u shpreh Marte Fetaj, drejtoreshë e shërbimit social, bashkia Lezhë.
Lezha ka dy qendra për strehimin e viktimave të dhunës dhe personave të braktisur, të cilat kanë dhënë impakt mjaft pozitiv në frenimin e trafikimit të qenieve njerëzore.
Simboli i këtij aktiviteti ishte “Zemra blu”, e cila bazuar në të dhënat zyrtare gjatë viteve të fundit qarku i Lezhës nuk ka pasur raste të trafikimit të qenieve njerëzore.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




