Trafiku në ditët e fundvitit – Shtohet fluksi i mjeteve, Policia Rrugore shton masat

Aktualitet | 10 muaj më parë

Rritja e fluksit të emigrantëve gjatë kësaj periudhe ka sjellë edhe një shtim të ndjeshëm të trafikut në rrugët e qytetit, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve, veçanërisht në oraret e pikut. 

Shef i Sektorit të Policisë Rrugore në Kukës ka bërë të ditur se, për të përballuar situatën, janë shtuar forcat e policisë në të gjitha kryqëzimet problematike të qytetit, me qëllim lehtësimin e lëvizjes dhe shmangien e bllokimeve. 

“Është hartuar një plan masash ku janëe shtuar forcat e policisë në të gjitha kryqëzimet për rregullimin e trafikut”, tha Dritan Karaj, Shef i Sektorit të Policisë Rrugore, Kukës.

Nga ana tjetër, ai ka theksuar se problematika kryesore që vazhdon të ndikojë negativisht në qarkullimin rrugor mbeten parkimet e gabuara.

“Është organizuar puna duke bashkëpunuar edhe me bashkinë edhe me Policinë e Rendit. Janë marrë të gjitha masat , rrugët janë të lira“, tha Karaj.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të shmangin parkimet e gabuara, për të kontribuar në lehtësimin e trafikut dhe rritjen e sigurisë rrugore gjatë kësaj periudhe me fluks të shtuar lëvizjesh.

Gazetare: I. Bajraktari

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme