Tragjedia në Shkodër, reagon Presidenti Begaj: Jam thellësisht i pikëlluar nga tragjedia

Presidenti i Republikës ka shprehur dhimbjen e thellë për tragjedinë e ndodhur në fshatin Domë të Shkodrës, ku humbën jetën një nënë e re dhe dy fëmijët e saj.
Në reagimin e tij, kreu i shtetit u shpreh se “Jam thellësisht i pikëlluar nga tragjedia në fshatin Domë të Shkodrës, ku humbën jetën një nënë e re dhe dy fëmijët e saj. Ngushëllimet e mia më të sinqerta shkojnë për familjarët dhe të afërmit e viktimave. Mendimet e mia janë me ta në këtë dhimbje të madhe. U prehshin në paqe!”
Ngjarja e rëndë u regjistrua në fshatin Domë të Shkodrës rreth orës 13:10, kur një banesë u përfshi nga flakët.
Sipas të dhënave të policisë, dyshohet se për pasojë humbën jetën një nënë 24-vjeçare dhe dy fëmijët e saj, të moshës 3 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




