Tragjedia me 10 viktima në Graz/ Arnautoviç pas fitores së Austrisë në San Marino: Nuk doja të isha këtu!

Autori i dy golave në ndeshjen e fituar 4-0 nga Austria në San Marino, Marko Arnautoviç ka pranuar në fund të takimit se ishte prej atyre që nuk donte që kjo ndeshje të luhej pas asaj që kishte ndodhur mëgjesin e djeshëm në Graz ku një ish-nxënës i një shkolle të mesme pasi vrau 9 fëmijë më pas u vetëvra.
“Pas ngjarjes që ndodhi, të them të drejtën nuk kisha interes për të luajtur. Unë sot jam këtu vetëm sepse jam i detyruar që të paraqitem në grumbullimet e kombëtares. Të gjithë ne si ekip i qëndrojmë pranë familjeve në Graz, të cilat kanë humbur fëmijët e tyre”, tha Arnautoviç gjatë një interviste për “ServusTV”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



