Trajneri dhunon arbitrin.. Arrestohet

Ndeshja e Ligës së Parë të futbollit në Kosovë (kategoria e dytë) Vitia-2 korriku ka përfunduar në mënyrë të shëmtuar. Arbitri i sfidës Fatmir Tahiri është dhunuar nga trajneri i Vitisë Milaim Zuzaku dhe disa pjesëtarë të klubit vendas. Sipas mediave në Kosovë, tekniku i Vitisë është arrestuar nga policia.
Gjyqtari Tahiri rrëfeu pas ndeshjes se ai dhe kolegët e tij janë dhunuar nga kupola e klubit të Vitisë. Pas përfundimit të ndeshjes, më kanë sulmuar disa persona të klubit së Vitisë. Ne ende jemi këtu. Pas vizitës mjekësore, tani kemi edhe deklarata në polici. Kemi disa lëndime të lehta trupore. Është hera e parë që më ndodhë një gjë e tillë në karrierën time”, u shpreh për “Zërin” arbitri Fatmir Tahiri.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




