Trajtim special për “CR7”, rebelohen portugezët

Uncategorized | 4 vite më parë

Portugalia ka një problem të madh. Fernando Santos-it përveç përgatitjeve që duhet të bëjë për ndeshjen e radhës në Botëror, që vlen një vend në gjysëmfinale, tani i duhet që të merret edhe me pasojat që sjellin privilegjet e Cristiano Ronaldo-s.

I privilegjuar – Pozitat gjithmonë e më të dobta në ekip kanë bërë që pakënaqësitë ndaj Ronaldo-s të dalin në pah. Së fundmi thuhet se një pjesë e mirë e lojtarëve të Portugalisë janë të revoltuar për shkak të privilegjeve që i rezervon Federata, Ronaldo-s. Më i fundit quhet Ricky Regufe, i cili është menaxheri personal ish-futbollistit të United. Lojtarët janë të habitur se përse Regufe-s i është dhënë leje që të qëndrojë gjithmonë pranë tyre dhe të ndaj me ata hapësira të rezervuara. Disa prej lojtarëve të Portugalisë janë habitur se përse Regufe i shoqëron edhe në ditët e ndeshjeve në ambientet e stadiumeve. Kjo revoltë vjen pasi asnjë lojtar tjetër i Portugalisë nuk ka leje nga Federata që të shoqërohet nga dikush në Katar.

(Regufe duke kaluar kohën e lirë me përfaqësuesen e Portugalisë në Katar)

Zanafilla – Lidhja e Regufe-s me Ronaldos është e hershme. Ai që sot do të njihet si menaxheri personal i Ronaldos në 2003-in ka qenë “kumbari” i kontratës milionere që bëri 37-vjeçari me “Nike”. Që prej atij momenti kur Ronaldo ishte ende pjesë e Sporting Lizbonës dyshja ka nisur një sërë bashkëpunimesh të tjera, të cilat kanë qenë mjaft të frytshme për të dy palët.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme