Tranoshishti, fshati që po zhvillon agroturizmin

Fshati Tranoshisht në njësinë administrative Antigone sipas banorëve është fshati më i vjetër i Lunxherisë.
Ndodhet vetëm 10 kilometra larg qytetit të Gjirokastrës. Tranoshisht është një fshat i vogël me rreth 36 shtëpi, me shumë pak familje, por tepër të dashura e punëtore që dinë të mirëpresin cilindo që mbërrin në vendin e tyre.
Fshati Tranoshisht është shumë pranë parkut arkeologjik të Antigonës, ç’ka bën që banorët të kenë sytë drejt zhvillimit të agroturizmit. Në këtë fshat ka nisur edhe çelja e bujtinave tregojnë banorët.
Tranoshishti, falë investimeve të bëra vitet e fundit dhe falë banorëve mikpritës, është një fshat që më së miri po mundohet të zhvillojë agroturizmin për t’i dhënë gjallërinë e duhur natyrës së bukur dhe tepër tërheqëse qe ka kjo zonë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




