Tre golat e Vinicius ndaj Osasunas, Ancelotti: Topi i Artë? Nuk

“Mosfitimi i Topit të Artë është një detaj i vogël që nuk ka ndikuar te Vinicius, siç u pa edhe sot”. Kështu nisi konferenca për shtyp e Carlo Ancelotti, i cili foli pas fitores 4-0, Real Madridi i tij mundi Osasunën falë mbi të gjitha të tripletës së shënuar nga sulmuesi brazilian.
Trajneri, siç raportohet nga Marca, foli edhe për debutimin e Raul Asencios në ekipin e parë: “Ai luajti mirë, me personalitet, dha atë asist(për Bellingham në momentin e shënimit të golit të 2-0). Ne duhet të jemi mirënjohës për punën që bënë me të në ekipin e të rinjve, veçanërisht Raul. Ai është një lojtari që na duhet tani”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




