Tregtimi jashtë kushteve në Shkodër, qytetarët thirrje për shtim të masave

Sociale | 2 vite më parë

Tregtimi jashtë kushteve higjeno-sanitare mbete një ndër fenomenet më shqetësuese në Shkodër. Qytetarët ndihen të rrezikuar për  ushqimet që konsumojnë. Ata ngrenë shqetësimin se produktet nuk janë të sigurta dhe tregtohen jashtë çdo standardi.

“Kemi frikë normal ata i shesin në rrugë. Jam dakord për tregun që do bëhet sepse edhe kështu malli në tokë e në rrugë nuk është i sigurtë”, u shprehën qytetarët.

Autoriteti Kombëtarë i Ushqimit në Shkodër thotë se ka kryer disa fushata sensibilizuese dhe po bashkëpunon me institucionet e tjera për eliminimin e kësaj problematike.

Ndërkohë bashkia ka nisur punimet për ndërtimin e një prej tregjeve më të mëdha në Shkodër siç është markata e “Rusit”

Ky treg i cili po ndërtohet me të gjitha kushtet, pritet të sistemojë tregtarët dhe shitësit ambulant që ushtrojnë aktivitetin e tyre në këtë zonë

Gazetar: Luan Kadija

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme