Tregu i fruta – perimeve, banorët konsumojmë më shumë prodhimet vendase

Sociale | 2 vite më parë

Në periudhën në të cilën jemi, ku temperaturat janë shumë të  larta është e rëndësishme që të konsumojmë ushqimet e duhura. Banorët në Kukës thonë se më shumti konsumojnë prodhimet vendase. 

Gjatë stinës së verës. tregu i fruta perimeve është i shumëllojshëm. Prodhimet vendase duket se janë më të preferuara për banorët e Kukësit.

Çmimet për ta shpeshherë janë të papërballueshme. Në kushtet kur temperaturat janë të larta, shumë prej prodhimeve shkojnë dëm.

Ajo se çfarë këshillohet gjatë kësaj periudhe është përdorimi i sa më shumë frutave dhe ushqimeve të lehta.

 Gazetare: Matilda Dokle

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme