Trekëndëshi Deschamps-Benzema-Zidane trondit Francën

Uncategorized | 4 vite më parë

Franca luan finale e dytë radhazi të Botërorit dhe përballë është Argjentina, por pragu i ndeshjes është çdo gjë tjetër veçse paqësore për kampionët në fuqi. Rrjedha e ndikimit e bëri përgatitjen për ndeshjen të trazuar, në nivelin e komunikimit ka një trekëndësh që po ndez polemika dhe shqetësime se kush mund të ishte në finalen e Dohas, por nuk do të jetë aty: “Topi i Artë”, Karim Benzema. Marrëdhënia me Deschamps ka qenë gjithmonë në minimum, por dëmtimi i pësuar në Katar e ka ringjallur situatën që tani në momentin vendimtar rrezikon të shpërthejë.

Në fakt, në Francë pothuajse nuk flitet për asgjë tjetër përveç trekëndëshit të formuar nga Deschamps, Benzema dhe Zidane për të ardhmen e formacionit transalpin.

Në qendër të çështjes është marrëdhënia mes trajnerit dhe Benzema, ky i fundit i pranishëm në listë pavarësisht dëmtimit, por jo i “përqafuar” në skuadër. Pas pushimeve në Isle de Reunion, sulmuesi i Real Madridit u ftua të shikonte finalen kundër Argjentinës live, por nuk e pranoi ftesën. Sipas lajmeve që vijnë nga L’Equipe, Benzema u dërgua në shtëpi nga trajneri menjëherë pas dëmtimit, duke shpërfillur kërkesën për të qëndruar në Katar, duke shkruar një kapitull të ri në tensionin mes të dyve, tashmë i theksuar nga mungesa e falenderimeve në momentin e ndarjes së çmimit të Topit të Artë.

“Nuk më intereson” ka postuar Benzema në Instagram, pa referencë të qartë, por në një moment delikat të polemikave. E njëjta gjë vlen edhe për trajnerin që dribloi rreth pyetjeve në konferencë, duke u treguar pak i interesuar.

Në të gjitha këto, më pas doli profili i Zinedine Zidane, së pari një mik i madh i Benzemës që nga koha e Real Madrid dhe së dyti kandidat për stolin e Francës pikërisht për të zëvendësuar Deschamps. Fotografia që u shfaq në Instagramin e Benzema me të dy të përqafuar, i hapi rrugën polemikave të tjera.

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme