Trepça fiton Superkupën Mbarëkombëtare

Basketboll | 4 vite më parë

Basketbolli i meshkujve në të dy anët e kufirit shqiptar ka kurorëzuar fituesen e parë të këtij sezoni të ri dhe ka qenë skuadra e Trepçës që ngadhënjyer në finalen e Superkupës Mbarëkombëtare. Të enjten në mbrëma në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, skuadra mitrovicase mposhti Tiranën me rezultatin bindës, 92-52. Në fakt, takimi që supozohej të niste në ora 20:00 dhe që është sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar në kanalin RTSH Sport, ka nisur me vonesë për shkak të problemeve mre dallimi i skuadrave në cilësi ishte i madh dhe kjo e bëri të qartë fituesen që në 10-minutëshin e parë, teksa Trepça krijoi një epërsi prej 21 pikësh, 38-15.

Sidoqoftë, Tirana reagon në atë të dytin, që sidoqoftë e humb gjithashtu 18-21 dhe në pushimin e madh midis dy gjysmave, skuadra mitrovicase shkon duke kryesuar 59-33. 10-minutëshi i 3-të e ka parë Trepçën të papërmbajtshme, duke e fituar atë 23-8, ndërsa më pas ndali ritmin dhe kështu rezultati në fund ishte 92-52 për skuadrën nga Kosova. Ndeshja është luajtur në atmosferë shumë të bukur të krijuar tifozeria vendase, mitrovicas, teksa palestra ishte e tejmbushur. Endrju Gordon dhe Erjon Kastrati, me nga 16 pikë secili, ishin më të spikatur në këtë triumf të “Xehetarëve”, ndërsa Seta Braun-Karter, me 15 pikë ishte basketbollisti më i dalluar te Tirana.

Trepça kaloi në gjysmëfinalen pasi triumfoi ndaj Yllit të mërkurën, kurse Tirana në finale kaloi direkt për shkak të tërheqjes së Teutës së Durrësit. Superkupa Mbarëkombëtare zhvillohet në kuadër të përgatitjeve për Ligën Unike, që përbëhet nga skuadrat më të mira të basketbollit nga Kosova dhe Shqipëria.

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme