Tritoli në banesën e gjyqtarit në Shkodër, BE: siguria e gjyqtarëve, thelbësore për pavarësinë e gjyqësorit

Bashkimi Evropian ka dënuar sulmin me tritol në banesën e gjyqtarit të Shkodrës Tonin Sterkaj. BE thotë se sulme të tilla cenojnë pavarësinë gjyqësorit, ndërsa thekson se siguria e magjistratëve është thelbësore për luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
“Ne dënojmë ashpër sulmin e bërë së fundmi ndaj një gjyqtari në Shqipëri. Siguria e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga kërcënimet është thelbësore për pavarësinë e gjyqësorit dhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Bashkimi Evropian shpreh mbështetjen e plotë për gjyqtarët dhe prokurorët e sistemit gjyqësor në Shqipëri”, shkruan BE.
Ditën e sotme (29 prill) KLGJ vendosi të jap mbrojtje për 6 muaj për gjyqtarin Tonin Sterkaj, ndërsa cilësuar sulmin si intimidim të drejtësisë.
Sulmi me tritol në banesën e gjyqtarit ndodhi më 28 prill në orët e para të mëngjesit. Kamerat e sigurisë të banesës së gjyqtarit filmuan autorin e veshur me rroba të errëta dhe me maskë, i cili pasi la lëndën plasëse te dera e oborrit, u largua në këmbë përmes rrugicave.
Hetuesit thonë se ngjarja ka lidhje me detyrën e tij si gjyqtarë në gjykatën e Shkodrës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




