Trofeu i Botërorit mbërrin në Katar

Trofeu i Kupës së Botës ka mbërritur në Katar. Pas një turneu 6-mujor ai ka mbërritur në Doha. Trofeu bëri një udhëtim të gjatë dhe u vendos në sheshet kryesore të shumë kryeqyteteve në botë, midis tyre edhe në Tiranë. “Ne do të shohim një botëror të bukur me ndeshje tepër konkurruese, ku si gjithmonë protragonistë do të jenë futollistët me përvojë por edhe ku do të spikasin talente të reja” – ka thënë Marcel Desailly ish-futbollisti i kombëtares francez për Kupën e Botës në Katar. Por cila është historia e trofeut të Kupës së Botës.
Në fillm, në botërorët e parë, trofeu kushtonte 50 mijë dollarë, ndërsa tani ai vlerësohet në rreth 20 milion dollarë. I bërë prej floriri 18 karatësh, trofeu është pak më pak se 37 cm i gjatë dhe peshon pak më shumë se 6 kg. Ai përshkruan dy figura njerëzore që mbajnë një glob lart. Edhe pse kombëtarja italiane e futbollit nuk u kualifikua në botërorin e Katarit, ajo do të përfaqësohet atje nga një familje italiane, e cila prej 50 vitesh prodhon në fabrikën e saj trofeun e botërorit.
Silvio Gazzaniga, një artist në Milano, skaliti trofeun e famshëm në vitin 1971, pasi Brazilit iu lejua të mbante trofeun e mëparshëm pasi fitoi botërorin tre herë. Është emëruar Trofeu Jules Rimet për nder të presidentit të tretë të FIFA-s, i cili ishte pionier i Kupës së parë të Botës. Biznesi familjar artizanal për të cilin punon Gazzaniga ka ende të drejtat për të bërë trofeun ikonë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



