Tronditet Suedia, Olsson në gjendje të rëndë

Momente të vështira për botën e futbollit dhe në veçanti për Suedinë. Kristoffer Olsson, një futbollist i Midtjylland, është shtruar në një spital në Danimarkë pas një sëmundjeje të papritur. Këtë e ka bërë të ditur Federata Suedeze përmes një komunikate zyrtare për mediat.
Në shënim thuhet se “Të martën në mëngjes, morëm lajmin e tmerrshëm se lojtari i kombëtares së meshkujve, Kristoffer Olsson u godit nga një sëmundje e papritur dhe tani ndodhet në në spital në intubim”. Olsson aktualisht ndodhet në terapi intensive dhe zhvillimet e tij po monitorohen. Futbollisti është një anëtar i Midtjylland, me klubin që zbulon se ai është shtruar në spital pas një sëmundjeje “me sa duket akute, e lidhur me trurin”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




