Trump flet për luftën Iran-Izrael, Juventus dëgjon në Zyrën Ovale

Juventusi u prit në Zyrën Ovale nga Donald Trump. Në këtë aktivitet mori pjesë edhe John Elkann, presidenti i Stellantis dhe CEO i Exor. Me lojtarët dhe trajnerin Igor Tudor, në fotot e publikuara nga Shtëpia e Bardhë, është edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.
Imazhet portretizojnë delegacionin e Juventusit në Zyrën Ovale, ndërsa Trump përgjigjet pyetjeve të gazetarëve në lidhje me luftën midis Iranit dhe Izraelit. Bardhezinjtë janë në Uashington sepse do të dalin në fushë kundër ekipit të Emirateve, Al-Ain, në ndeshjen e parë të grupit të tyre të Kupës së Botës për Klube.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




