Trump miraton marrëveshje bërthamore me Arabinë Saudite, raporti: Riadi mund të pasurojë uranium

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka miratuar një marrëveshje bërthamore me Arabinë Saudite, e cila mund t’i japë mbretërisë mundësinë për të pasuruar uranium për programin e saj civil bërthamor, raportojnë media ndërkombëtare, duke cituar burime të njohura me çështjen.
Sipas raportimeve nga The Guardian, marrëveshja pritet të ketë një afat 30-vjeçar dhe do të përfshijë edhe pjesëmarrjen e kompanive amerikane në zhvillimin e programit bërthamor saudit.
Dokumenti parashikon gjithashtu mundësinë e ndërtimit të një impianti për pasurimin e uraniumit në Arabinë Saudite, pas përfundimit të një studimi të përbashkët mes Shteteve të Bashkuara dhe Arabisë Saudite.
Megjithatë, sipas një prej burimeve, marrëveshja nuk pritet të përfshijë “Protokollin Shtesë” të Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA), i cili lejon monitorim, inspektime dhe verifikime më të gjera të aktiviteteve bërthamore.
Mungesa e këtij protokolli mund të ngrejë shqetësime në komunitetin ndërkombëtar lidhur me nivelin e mbikëqyrjes së programit bërthamor të Arabisë Saudite.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




