Trump nuk përjashton sanksionet ndaj Rusisë, por pret për të vendosur se kush është fajtori

Amerikë | 1 vit më parë

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se do të marrë një vendim të rëndësishëm lidhur me konfliktin Rusi-Ukrainë pas disa javësh. Ai tha se brenda dy javësh “do ta di qëndrimin e Rusisë dhe, sinqerisht, të Ukrainës”.

Kur u pyet nëse kjo mund të përfshijë sanksione, tarifa apo të dyja, Trump u përgjigj:

“Do të jetë një vendim i rëndësishëm që mund të përfshijë sanksione të rëndësishme, tarifa ose të dyja”.

Megjithatë, Trump theksoi se nuk do të marrë një vendim derisa të shohë se kush është “fajtori”.

“Do të shohim se kujt i takon faji. Do të shohim nëse Volodymyr Zelezniki dhe Putin do të mblidhen apo jo. Do ta dimë pas disa javësh,” shtoi ai.

Me këtë deklaratë, Trump la të kuptohet se nuk do të përjashtojë mundësinë për të mos ndërmarrë asnjë veprim nëse negociatat mes dy liderëve dështojnë, por një vendim i tillë do të varet nga ai që do të konsiderohet përgjegjës për dështimin.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme