Trump rrit tarifat globale nga 10% në 15% pas përplasjes me Gjykatën e Lartë

Botë | 8 muaj më parë

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar një rritje të mëtejshme të tarifave mbi të gjitha mallrat e importuara, duke e çuar nivelin nga 10% në 15%. Vendimi vjen pas një konflikti të fortë me Gjykatën e Lartë, e cila rrëzoi paketën e mëparshme të tarifave duke argumentuar se presidenti kishte tejkaluar kompetencat ligjore.

Fillimisht Trump kishte paralajmëruar një taksë 10% mbi çdo produkt që hyn në SHBA, por pas vendimit të gjykatës ai deklaroi se do të përdorë një ligj tregtar të vjetër për të vendosur nivelin maksimal të lejuar. Tarifat e reja pritet të hyjnë në fuqi më 24 shkurt dhe mund të zgjasin rreth pesë muaj, derisa të kërkohet miratimi i Kongresit.

Në një reagim të ashpër, Trump e cilësoi vendimin e Gjykatës si “qesharak, i shkruar keq dhe jashtëzakonisht anti-amerikan”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme