Trump: Takimi me presidentin e Kinës do të nxisë paqen dhe prosperitetin për dekada

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se takimi që do të mbajë me presidentin kinez Xi Jinping do të shërbejë për të promovuar “paqen dhe prosperitetin për dekada e dekada të ardhshme”.
Në një deklaratë të fundit, Trump theksoi se bisedimet do të prekin çështje thelbësore që kanë të bëjnë me sigurinë, teknologjinë inteligjencën artificiale të avancuar.
Sipas Trump, qëllimi i takimit është të inkurajohet një marrëdhënie tregtare më e balancuar midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.
Ai veçoi në mënyrë të veçantë hapjen e tregjeve të reja për fermerët dhe blegtorët amerikanë, si një nga prioritetet kryesore të dialogut.
“Gjatë kësaj vizite, ne do të diskutojmë gjithashtu çështje urgjente që kanë të bëjnë me sigurinë, teknologjinë dhe superinteligjencën. Vendimet që ne marrim sot në këto fusha mund të nxisin paqen dhe prosperitetin për dekada e dekada të ardhshme”, ka theksuar Trump.
Pavarësisht se Shtetet e Bashkuara dhe Kina shpesh shihen si konkurrentë globalë në fusha të ndryshme, Trump kujtoi bashkëpunimin historik midis dy vendeve, veçanërisht gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Ai e përdori këtë referencë për të nënvizuar se, edhe në një kontekst konkurrues, dialogut dhe bashkëpunimit mund t’i jepet prioritet kur interesat e përbashkëta e kërkojnë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



