Trump u bën thirrje liderëve të gjithë botës për izolim të plotë ekonomik të Iranit

Amerikë | 59 minuta më parë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë një thirrje të fortë drejtuar të gjitha kombeve të botës që të bashkohen me SHBA-në në “zbatimin e izolimit të plotë ekonomik të Iranit”.

Në fjalimin e tij, Trump theksoi se Irani duhet të izolohet plotësisht derisa të ndalë sulmet ndaj anijeve tregtare, të heqë dorë nga ambiciet bërthamore dhe të “ndalë mbështetjen e terrorizmit”.

Sipas presidentit amerikan, regjimi iranian po sillet keq jo sepse është i fortë dhe i sigurt në vetvete, por sepse është i dobët dhe i dëshpëruar.

Regjimi terrorist po sillet keq, jo sepse është i fortë dhe i sigurt, por sepse është i dobët dhe i dëshpëruar. Nëse qëndrojmë të bashkuar, së shpejti do të shohim një botë të lirë nga kërcënimi 51-vjeçar i terrorit iranian”, u shpreh Trump.

Thirrja e Trumpit vjen në një kohë kur tensionet në Lindjen e Mesme mbeten të larta, veçanërisht për shkak të sulmeve të përsëritura ndaj anijeve tregtare në ujërat ndërkombëtare dhe shqetësimeve ndërkombëtare për programin bërthamor iranian.

Presidenti amerikan theksoi se vetëm një qëndrim i bashkuar i komunitetit ndërkombëtar mund të detyrojë Teheranin të ndryshojë sjelljen e tij.

Ai e cilësoi regjimin iranian si një “kërcënim 51-vjeçar” për paqen botërore dhe bëri thirrje për masa të rrepta ekonomike derisa Irani të përmbushë kushtet e kërkuara.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme