Tuhel nuk do të transferohet në Londër, trajneri nuk largohet

Për tifozët e Anglisë vjen edhe një tjetër lajm “i keq”. Emërimi i një tekniku gjerman në krye të pankinës së “Tre luanëve” nuk u prit mirë nga opinioni publik në ishull ndërsa shumë medie komentuan me skepticizëm emërimin e Tomas Tuhelit.
Federata e Futbollit i ka dhënë leje gjermanit që të mos zhvendoset në Londër. Kështu Tuhel do të udhëtojë drejt Anglisë vetëm kur të nisi grumbullimet ndryshe nga paraardhësi i tij, Garet Southgejt, i cili punonte në qendrën stërvitore të Anglisë tri herë në javë.
Southgejt së bashku me asistentin e tij Stiv Holland ndiqnin mesatarisht pesë ndeshje të Premier Ligës në javë.
Sa i përket Tuhel mësohet se do të mbajë disa takime me trajnerët e ekipeve të të rinjve të Anglisë si dhe i është komunikuar se mund të qëndrojë në Mynih dhe të udhëtojë në Angli vetëm gjatë grumbullimeve.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




