Turi i Orkestrës Rinore të Ballkanit Perëndimor, 62 të rinj japin koncerte dhe mesazhe bashkimi
Një mbrëmje magjike klasike pushtoi sheshin para Bashkisë së Shkodrës, ku Orkestra Rinore e Ballkanit Perëndimor interpretoi veprat e kompozitorëve më të njohur botërorë, për gati një orë e gjysmë.
Koncerti u ndoq nga një publik i përkushtuar, që përjetoi çdo tingull të gjallë në atmosferën unike të eventit. Formacioni i veçantë muzikor përbëhet nga 62 të rinj nga 15 vende të Evropës, të cilët kanë zhvilluar për 12 ditë radhazi provat në Shkodër, duke përgatitur me pasion këtë turne artistik ndërkombëtar.
Desar Sulejmani, dirigjenti dhe ideatori i orkestrës, theksoi mesazhin e bashkimit që përcjell ky projekt artistik.
“Kjo është iniciativa kryesore për krijimi e kësaj orkestre që të ndërtojmë ura, të njohim veten dhe tjetrin më mirë, historinë dhe të pranojmë njëri-tjetrin. Përmes muzikës të jemi më paqësor dhe të krijojmë ato lidhje shpirtërore mes vetes. Nuk ka më mirë se të jesh në vendin tënd”, u shpreh dirigjenti Desar Sulejmani.
Koncerti në Shkodër ishte një nga ndalesat e turit, që do të vijojë në Malin e Zi dhe në shtete të tjera të Ballkanit Perëndimor.
Gazetar: Marjo Gjini
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




