Turistët mbërrijnë me kuaj, banorët në fshatin Karjan, shtojnë dhomat për vizitorët

Ecja me kuaj është një ndër mënyrat më të bukura e plot adrenalinë, për të vizituar bukuritë natyrore, monumentet e kulturës, fshatrat karakteristike dhe traditën. Ky lloj turizmi vitet e fundit po përdoret gjithnjë e më shumë edhe në zonën e Gjirokastrës , në fshatin Karjan të njësisë administrative Lunxhëri janë të shumtë vizitorët që mbërrijnë me kuaj.
“Kemi ardhur për të kalëruar me kuaj dhe na pëlqen pamja gjithashtu edhe të kalërojmë”, tha nje turistë.
“Na pëlqen pamja, ushqimi dhe sjellja e njerëzve”, tha turiste tjetër.
Udhërrëfyesit turistike tregojnë itinerarin që këta turistë përshkojnë.
Familja Vasi ka më shumë se 4 vite që pret në bujtinën familjare që ka çelur vizitorë të shumtë , ajo vitet e fundit ka shtuar edhe dhomat e akomodimit.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




