Turizmi, 17 587 qytetarë dhe 5 263 mjete nga Muriqani në 24 orëve

Në pikën doganore të Muriqanit vetëm në 24 orët e fundit kanë kaluar 17 587 qytetarë si dhe 5 263 mjete. Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli zhvilloi sot një vizitë në këtë pikë doganore, ku pa nga afër punën e punonjësve të kësaj dogane në zemër të sezonit turistik.
Gazheli vizitoi sot edhe Doganën e Hanit të Hotit, e cila ashtu si çdo pikë tjetër doganore në vend po përballet me një fluks të madh lëvizjesh të qytetarëve në të dy anët e kufirit.
Duke u shprehur mirënjohjen stafit për profesionalizmin në përballimin e fluksit të lartë të vizitorëve, ai ka kërkuar shërbim sa më mikpritës gjatë këtyre ditëve me temperatura të larta.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




