Turizmi në Dibër – Këtë vit priten më shumë vizitorë të huaj se vitin e kaluar

Sociale | 2 vite më parë

Atraksionet kryesore që gjenden në zonën e Dibrës janë ujërat termale, duke e kthyer në një zone shumë atraktive dhe me rritje të numrit të turistëve. Jeta Kaba, përgjegjëse e sektorit të turizmit pranë bashkisë Dibër, tha se këtë vit presin edhe më shumë turistë.

“Pjesa më e madhe që mbizotërojnë janë turistë gjerman, më pas austriakë, francez dhe kombësi të tjera. Edhe këtë vit presim një bum turistësh dhe shpresojmë që të ketë më shumë se vitin e shkuar. Turistet shqiptar preferojnë më shumë të vijnë në fundjave”, u shpreh Jeta Kaba,   Përgjegjëse e turizmit, bashkia Dibër.

Dibra për turistët që mund ta vizitojnë, ka kapacitete të mjaftueshme akomodimi.

“Ka kapacitete po presim që të ketë akoma më shumë bujtina për të mirëpritur turistët”, tha Kaba.

Sipas informacioneve, gjatë vitit 2023 Dibrën e vizituan rreth 70 mijë turistë.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme