Turqi- Gjobë për pasagjerët e linjave ajrore që ngrihen përpara se të ndalojë avioni

Pasagjerët e linjave ajrore në Turqi do të gjobiten nëse ngrihen përpara se shenja e rripit të sigurimit të fiket pas uljes.
Autoriteti turk i aviacionit civil tha se vendosi urdhrin pasi mori ankesa nga pasagjerët. Rregullat hynë në fuqi në fillim të këtij muaji.
Raportet e mediave turke thonë se gjobat do të jenë rreth 70 dollarë. Autoriteti paralajmëroi se kishte një “rritje serioze” të incidenteve, me shumë ankesa për pasagjerët që rrëmbejnë bagazhet mbi kokë përpara se avioni të ndalojë. Turqia është një destinacion për dhjetëra miliona turistë çdo vit.
Autoriteti i aviacionit tha se linjat ajrore komerciale tani duhet të lëshojnë një njoftim gjatë fluturimit dhe të raportojnë ata që nuk ndjekin urdhrat.
Pasagjerëve duhet t’u thuhet të mbajnë rripat e sigurimit të vendosur dhe të përmbahen nga marrja e bagazheve derisa shenja e rripit të sigurimit të fiket.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




