Turqi – Izolohen të gjithë pasagjerët e huaj nga Europa

Botë | 6 vite më parë

Turqia izoloi udhëtarët që mbërritën nga Britania e Madhe, Danimarka, Holanda dhe Afrika e Jugut edhe nëse ata rezultuan negativ në testin për COVID-19, deklaroi ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca.

”Të 335 udhëtarët që hynë në vendin tonë nga Britania e Madhe, Danimarka, Holanda dhe Afrika e Jugut, natën e kaluar e kaluan në ekzaminime mjekësore dhe, edhe pse kanë rezultuar negativ në testin e COVID-19, ata u izoluan”, shkroi Fahrettin Koca në Twitter.

”Të gjitha mbërritjet në Turqi nga Britania e Madhe që nga 14 dhjetori janë identifikuar dhe 4 603 pasagjerë janë izoluar në vendbanimet e tyre”, shtoi Koca.

Turqia u bashkua me vendet e tjera europiane në ndalimin e fluturimeve nga Britania e Madhe dhe vendet e tjera për shkak të shqetësimeve rreth llojit të ri të koronavirusit që transmetohet më shpejt./atsh


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme