Turqia apel NATO-s: Mos mbyllni sytë mbi atë që po ndodh në Gazë

Botë | 2 vite më parë

Turqia u ka bërë thirrje aleatëve të NATO-s që të mbajnë qëndrim ndaj agresionit të Izraelit kundër Rripit të Gazës.

Sipas kryetarit të parlamentit Numan Kurtulmus, nuk mund të mbyllen sytë përballë ccështjeve të tilla globale.

“Ne, anëtarët e organizatës më të fuqishme të mbrojtjes në botë, nuk mund të mbyllim një sy ndaj një prej çështjeve më urgjente globale, ndaj katastrofës së madhe njerëzore që po shpaloset në Gaza. Kjo gjakderdhje dhe masakrat e Izraelit duhet të ndalen”, tha Kurtulmus në një samit parlamentar të NATO-s në SHBA.

Kurtulmus do të vizitojë SHBA-në më 10 korrik për të marrë pjesë në samitin, i cili mbledh së bashku liderët parlamentarë nga 32 anëtarët e NATO-s si dhe Ukraina, duke përfshirë 23 kryetarë të parlamentit.

“Ekziston një rrezik i madh që kjo situatë të përshkallëzohet në një luftë rajonale. Në diskutimet tona mbi sigurinë globale, ne duhet të rreshtohemi me frontin e përbashkët të njerëzimit që përkrah drejtësinë. Ne u bëjmë thirrje aleatëve që të deklarojnë ‘jo më shumë’ ndaj agresionit të qeverisë Netanjahu”, shtoi ai.

Turqia ka kërkuar një armëpushim të menjëhershëm, akses të papenguar humanitar dhe një zgjidhje me dy shtete për konfliktin Palestinë-Izrael.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme