Turqia merr komandën e forcës kryesore të NATO-s

Botë | 6 vite më parë

Nga 1 janari 2021 Turqia do të marrë komandën e forcës së gatishmërisë së lartë të Aleancës.

“Ushtria turke të premten do të marrë drejtimin e Task-Forcës së Përbashkët të Gatishmërisë së Lartë (VJTF), duke vendosur mijëra ushtarë në gatishmëri. Turqia merr përsipër këtë forcë nga Policia, e cila siguroi thelbin e forcës në vitin 2020”, thuhet në njoftimin e NATO-s.

Në VJTF, e cila është pjesë e Forcës së Reagimit të NATO-s, do të shërbejnë afërsisht 4 200 trupa nën Komandën e Brigadës së 66-të të Mekanizuar të Këmbësorisë së Turqisë dhe gjithsej 6 400 ushtarë, përfshirë njësi nga Shqipëria, Hungaria, Italia, Letonia, Mali i Zi, Polonia, Rumania, Sllovakia, Spanja, BM dhe SHBA.

Më tej, NATO theksoi “investimet thelbësore” të Turqisë për njësinë e Aleancës, “veçanërisht në planifikimin e saj të kërkesave logjistike dhe municionit”.

“Modelet më të fundit të automjeteve turke të armatosura dhe raketave antitank janë caktuar për forcën”, shtoi NATO.

VJTF u themelua në vitin 2014 në një samit të NATO-s në Britani në përgjigje të ndryshimit të mjedisit të sigurisë, të tilla si aktivitetet de-stabilizuese të Rusisë në Ukrainë dhe trazirat në Lindjen e Mesme.

Anëtarët e NATO-s ndryshohen në kryesimin e forcës, me Poloninë që udhëhoqi këtë forcë në vitin 2020 dhe me Gjermaninë në vitin 2019./aa


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme