Turqia reagon pas arrestimit të një “spiuni” nga ana e Greqisë

Botë | 6 vite më parë

Të premten Turqia dënoi arrestimin nën dyshimin e spiunazhit, të një punonjësi në konsullatën turke në ishullin grek të Rodosit, raporton AFP. Greqia lëshoi një urdhër arresti për Sebahattin Bayram, 35-vjeçar, që punonte si sekretar në konsullatën turke. Mediat greke raportuan për arrestimin edhe të një shtetasi tjetër grek në lidhje me këtë rast, për të cilin u tha se punonte në një traget si kuzhinier.

CNN Greqi raporti se personi i dytë dyshohet se ka raportuar në Turqi për pozicionet e anijeve të marinës greke dhe ka siguruar informacione të tjera në lidhje me forcat ushtarake greke. Turqia tha se Greqia shkeli konventën ndërkombëtare mbi marrëdhëniet konsullore duke arrestuar punëtorin e konsullatës.

“Çështja kundër tij ishte ndërtuar nga qarqe të caktuara të gatshëm për të rritur tensionet në marrëdhëniet me Turqinë”, tha ministria.

Komunikata nuk e përmendi personin e dytë që punoi në traget. Marrëdhëniet midis dy aleatëve të NATO-s u përkeqësuan ndjeshëm këtë vit pasi Turqia shtoi kërkimet për gaz natyror në ujërat lindore të Detit Mesdhe të pretenduara nga Greqia.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme