U dorëhoq nga detyra e Kryeinspektorit të Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari emërohet Prefekt i Tiranës

Këshilli i Ministrave ka vendosur në mbledhjen e kësaj të premte (6 shkurt) t’i besojë postin e rëndësishëm në pushtetin lokal, atë të Prefektit të Tiranës, ish-prokurorit Shkëlqim Hajdari. Ky i fundit ka shërbyer që nga viti 2016 si Kryeinspektor i Përgjithshëm, ndërsa dha dorëheqjen nga detyra në janar të këtij viti.
Në një karrierë mbi dy dekada në sistemin e Drejtësisë, Hajdari ka mbajtur disa funksione të rëndësishme. Ai ka qenë Kryetar i Shoqatës Kombëtare të Prokurorëve për katër vite, nga 2012 deri në 2016, ndërsa më herët, nga 2008 deri në 2015, ka ushtruar detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë së Apelit në Tiranë. Nga 2016 deri në janar 2026 ai mbajti detyrën e Inspektorit të Përgjithshëm.
Hajdari është i diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës. Në vitin 2009 ka përfunduar një master në të Drejtën Penale, ndërsa në 2012 ka mbrojtur doktoraturën në të Drejtën Penale.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




