Udhërrëfyesi turistik – Shumë të rinj e kanë zgjedhur si profesion

Duke parë zhvillimin që po merr sektorin turizmit në Gjirokastër gjithnjë e më shumë të rinjtë po i drejtohen këtij sektorin për të fituar të ardhura ekonomike për familjet e tyre. Ani Mahmutaj është i riu nga Lazarati që prej dy vitesh ushtron profesionin e udhërrëfyesit turistik në qarkun e Gjirokastrës. Ai thotë se e zgjodhi këtë profesion nga pasioni që kishte për historinë.
“Ky është viti i dytë që unë punoj si operator turistik sepse jam i pasionuar pas historisë. Gjithashtu njihesh me kulturën e shumë vendeve dhe shumica e turistëve janë të interesuar për historinë tonë. Një guid normale nis me pazarin dhe më pas në kalanë e Gjirokastrës dhe përfundon në shtëpinë e Skëndulajve”, u shpreh ai.
Udhërrëfyesi 27-vjeçar thotë se kjo është një punë me mjaft të ardhura ndaj jua ka sugjeruar edhe shumë shokëve të tij që tashmë merren me guida turistike.
“Të rinjtë duan të bëhen pjesë e turizmit për arsye të të ardhurave dhe një pjesë pas pasioneve që kanë”, tha ai.
Ky zhvillim jo vetëm që përmirëson ekonominë lokale, por edhe nxit të rinjtë të ruajnë dhe promovojnë historinë dhe kulturën e rajonit.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




