Udhëtimet në zonat malore, turistët duhet të lëvizin me një guidë vendase

Sociale | 2 vite më parë

Dëshira për të eksploruar natyrën e bukur dhe alpet Shqiptare sidomos në zona me terren të vështirë në shumë raste është shoqëruar edhe me incidente e deri në humbje jete nga vizitorët apo turistë të huaj.

Administrata e Zonave të Mbrojtura në Shkodër thotë se pavarësisht hartës apo pajisjeve teknologjike në një udhëtim, në zonat malore është e domosdoshme një guidë turistike vendase.

“Aksidentet po ndodhin vazhdimisht dhe kjo është për neglizhencën e turistëve, sepse një pjesë e madhe preferojnë të lëvizin pa guidë dhe kjo shton rrezikun për aksidente siç ndodhi me rastin e fundit me turistin nga Kosova i cili ra në greminë. Këshilla jonë është shoqërimi me guidë profesionale të cilat njohin zonën”, u shpreh Përgjegjësi i Sektorit të Menaxhimit, ADZM Shkodër, Tonin Macaj.

Kryesisht turistët çekë janë ato të cilët marrin iniciativën për të lëvizur pa guidë.

“Problemi më i madh deri tani ka ardhur nga turistët çekë të cilët lëvizin pa guidë”, u shpreh Macaj

Rreth një javë më parë humbi jetën një alpinist nga Kosova  i cili u rrëzua në zonën e Alpeve, në vendin e quajtur “Maja e thatë” mbi Valbonë. Incidenti tragjik  ndodhi në një terren shumë të thepisur dhe shkëmbor.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme