UEFA Development U16 për vajza, Shqipëria mundet me penallti nga Bullgaria

Kombëtarja | 2 vite më parë

Shqipëria U-16 për vajza luajti ndeshjen e dytë brenda pak ditësh në turneun UEFA Development që po zhvillohet në vendin tonë. Skuadra e drejtuar nga trajnerja Cyme Lulaj humbi me penallti ndaj Bullgarisë (4-5) në takimin e luajtur në “Shtëpinë e Futbollit”, teksa koha e rregullt u mbyll 0-0.

Trajnerja Cyme Lulaj hodhi në fushë këtë 11-she titullare: Lusia Krraba (GK), Marina Rushaj (c), Meri Zekaj, Alesja Loshja, Emi Maksuti, Kalomira Ndreu, Andrea Klleci, Desara Lorja, Ava Hysenaj, Gurie Memetaj, Tuhana Cifliku.

Ndeshja nisi e barabartë, teksa të dyja skuadrat u treguan të kujdesshme në prapavijë për të shmangur çdo rrezik. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0. Shifrat nuk ndryshuan as në fraksionin e dytë, pavarësisht përpjekjeve nga ana e vajzave kuqezi. Koha e rregullt përfundoi me shifrat 0-0 dhe skuadrat iu drejtuan penalltive ku bullgaret u treguan më të sakta dhe fituan me rezultatin 5-4.

Në ndeshjen tjetër të grupit të luajtur paraditen e sotme në “Shtëpinë e Futbollit”, Maqedonia e Veriut mposhti Gjeorgjinë me rezultatin 1-0.

Sfidat e treta dhe të fundit do të zhvillohen më 18 prill. Gjeorgjia do të përballet me Bullgarinë në orën 11:30, ndërsa Shqipëria me Maqedoninë e Veriut në orën 15:00. Të gjitha sfidat do të luhen në “Shtëpinë e Futbollit”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme