UFC-251, zyrtare: Mbajtësi i gjerdanit BMF duel për titullin

Sporte të tjera | 6 vite më parë

Surpriza të orës së fundit në eventin UFC-251, që do të zhvillohet më 12 korrik në Abu Dhabi, në “Fight Island” (ishulli i luftimeve). Jorge Masvidal, që mban gjerdanin e veçantë BMF (baddest mother fu**er), do të duelojë ndaj kampionit të botës në peshën “welter” Kamaru Usman.

Masvidal ka zënë vendin e Gilbert Burns në këtë duel, që pritet të dhurojë mjaft spektakël. Kjo përballje është sfida kryesore e eventit të parë që zhvillohet në “fight island”, një event që pritet të jetë spektakolar. Në këtë event janë 3 duele për titullin kampion bote në artet marciale mikse.

UFC ka zyrtarizuar lajmin edhe pse për Masvidal janë vetëm 6 ditë kohë për t’u përgatitur për këtë sfidë. Kamaru Usman, kampion bote në peshën welter”, njihet ndryshe me nofkën “makthi nigerian”, afrikani i parë që shpallet kampion bote në artët marciale mikse.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme