UFC në telashe, kampionia e dyfishtë e botës pranë tërheqjes

Sporte të tjera | 6 vite më parë

Kampionia e dyfishtë e botës në artet marciale mikse, Amanda Nunes, ka dhënë sinjale se mund të tërhiqet nga sporti. 32-vjeçarja braziliane, e njohur me nofkën “luanesha”, mban titullin e peshës “featherweight” (pesha 61-66kg) dhe “bantamweight” (pesha 56-61kg).

Në eventin UFC-250 (6 qershor) ajo mbrojti njërin nga titujt ndaj Felicia Spencer. E pyetur për të ardhmen e saj, Nunes tha se nuk ka asnjë ide. “Nuk e di se çfarë do të ndodhë nesër. Unë kam fituar gjithçka që kam dashur në karrierën time”, u shpreh Amanda Nunes, 20 fitore e 4 humbje në kafaz. “Jam në formë dhe vazhdoj jetën time normalisht. Ndoshta do të zhvilloj edhe një duel, ndoshta do të kërkoj për talente të reja, ndoshta do të ndihmoj më të rinjtë, të bëhem trajnere. Jam në një moment të karrierës time që mund të tërhiqem, por edhe mund të dueloj”, tha Nunes.

“Ndoshta mund të vazhdoj nëse UFC më jep mbështetjen e duhur financiare dhe morale për të vijuar në kafaz”, tha Nunes.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme